Kosova pëson humbje nga Armenia, por kalon në “Main Round” pas dy fitoreve të mëhershme

Kombëtarja e Kosovës në futsall ka pësuar humbje në ndeshjen e tretë dhe të fundit në rrethin e parë kualifikues për Kampionatin Botëror 2024.

Të përzgjedhurit e Arben Simitçiut pësuan humbje nga Armenia me rezultatin 1:2. Ndeshja u zhvillua në Varna të Bullgarisë.

Melos Kelmendi (autogol) dhe Vitinho shënuan në fitoren e armenëve, kurse për “Dardanët” shënoi gjithashtu Kelmendi.

Pavarësisht humbjes, Kosova e ka siguruar kalimin për në “Main Round” apo fazën kryesore kualifikuese.

Kosova tutje kalon si e dyta në Grupin C me 6 pikë, tri më pak se Armenia.

Para humbjes së sotme, Kosova kishte shënuar fitore ndaj Bullgarisë (2:0) dhe ndaj Skocisë (4:1).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *