Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës dhe Mallorcës, Vedat Muriqi ka impresionuar të gjithë në Spanjë me paraqitjen në ndeshjen e fundjavës kundër Atletico Madridit.
Muriqi realizoi golin e vetëm në fitoren 1:0 kundër Atletico Madridit, triumf që i jep shpresë Mallorcës për të siguruar mbetjen në elitën e futbollit spanjoll.
Faqja zyrtare e La Ligës përveq publikimit të fotografisë së Muriqit në kopertinë në Facebook, tani e kanë shfaqur si pirat në një fotografi të montuar në Instagram.
Ata e quajtën “pirat” Muriqin i cili sipas La Ligas, ka një plan për ta shpërtuar Mallorcën.
“Pirati Vedat Muriqi e ka një plan: ta shpëtojë Mallorcan”, shkruhet në faqen zyrtare të La Ligas.
Kujtojmë se Vedat Muriqi është i huazuar te Mallorca nga Lazio deri në fund të edicionit me mundësi të blerjes së kartonit.