Ballkani merr fitore me “aromë” kampioni në Klinë, Gjilani tregon “dhëmbët” ndaj Drenicës

Kanë përfunduar dy ndeshjet e ditës së sotme në Superligën e Kosovës.

Gjilani e ka mposhtur bindshëm skuadrën e Drenicës.

Rezultati përfundimtar i këtij takimi ishte 5 me 0. Një autogol i Shkëlzen Lushtakut i dha avantazhin skuadrës së Ismet Munishit, kurse Razak, Shkodra, Cale dhe Progni shënuan golat e tjerë.

Në Klinë, Ballkani ka arritur një fitore me shumë vlerë ndaj Dukagjinit, fitore kjo që mund të ndikojë shumë në garën për titullin kampion.

Skuadra e Ilir Dajës triumfoi me rezultat 0 me 1, me Meriton Korenicën që shënoi golin që vendosi rezultatin përfundimtar.

Ballkani vazhdon të jetë në vendin e parë me 60 pikë, kurse Gjilani mbetet në pozitën e dytë me 52 pikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *