Trajneri i Liverpoolit Jurgen Klopp ka të gjithë skuadrën e gatshme për përballjen tejet interesante të së dielës me rivalin direkt për titull të Premier Ligës angleze, Manchester Cityn.
Para ndeshjes e cila mund të jetë vendimtare për titull, City kryeson tabelën me vetëm një pikë diferencë ndaj Liverpoolit, por inferiorë në gol-diferencë, respektivisht 52-57 në favor të skuadrës së Jurgen Klopp.
Ndërkaq, këtë javë të dy skuadrat zhvilluan ndeshjet e tyre në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, ku City e mposhti me rezultat minimal 1:0 Atletico Madridin, kurse Liverpooli shënoi fitore me rezultat 3:1 kundër Benficas.
Tani, Klopp sot e konfirmoi që skuadra e tij është rikthyer nga ndeshja me Benfican pa probleme me lëndime.
“Herën e fundit që kontrollova në telefonin tim, të gjithë ishin në rregull”, Klopp.
Trajneri gjerman shtoi se të kesh një kundërshtarë si City i Pep Guardiolas ka qenë ndihmë e madhe, pasi që rivaliteti mes dy skuadrave ka rezultuar të jetë i dobishëm për të dyja.
“Sigurisht, nëse luan futbollin në nivelet më të larta, fokusi është vetë në ndeshjet e tua. Në sport, unë mendoj se ajo që ndihmon më së shumti është një kundërshtarë i fortë. Veçanërisht në të ardhmen. Unë mendoj që Nadal dhe Federer e kanë shijuar rivalitetin e tyre. Kështu e ka sporti. Nuk do të thosha që jam falënderues që City është kaq i fortë, por kjo gjë nuk ka bërë dëme në zhvillimin tonë”, tha Klopp.
Të dielën me fillim nga ora 17:30, kampioni anglez Manchester City pret në shtëpi në stadiumin “Etihad” gjigantin e Premier Ligës, Liverpoolin, ndeshje kjo e cila mund të jetë vendimtare për titull.