West Ham mbrëmë barazoi 1:1 në shtëpi në ndeshjen e parë ndaj Lyonit në kuadër të çerekfinales së Evropa Ligës.
Anglezët mbetën me një lojtar më pak kur Cressëell u ndëshkua direkt me të kuq në sekondat e fundit të pjesës së parë.
Ata arritën të kalonin në epërsi, por Lyoni barazoi shifrat.
E kur rezultati ishte 1:1, West Ham pati një aksion të mirë ndërtuar, i cili lehtësisht do të mund të përfundonte me gol.
Megjithatë, një tifoz i ekipit anglez hyri në fushë, duke e penguar aksionin dhe ndërprerë përkohësisht ndeshjen.
West Ham are drawing 1-1 at home, need a goal, on the counter-attack and one of their fans run on the pitch…?♂️ pic.twitter.com/YhHfIxDIBN
— Theo (@Thogden) April 7, 2022