Ademi: Stadiumi i Prishtinës do të rritet për 8 mijë ulëse

Kryetari i rizgjedhur i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi në intervistën e tij të parë pasi që ka marrë mandatin ka folur për televizionin ATV.

I pari i FFK-së ka treguar edhe për mundësinë e rritjes së kapacitetit të stadiumit të Prishtinës ‘Fadil Vokrri’. Sipas tij Federata e ka në planë që të rritet kapaciteti i stadiumit edhe për 8 mijë ulëse.

‘Stadiumi i Prishtinës është pronë e komunës, ne kur zhvillojmë ndeshje aty të gjitha shpenzimet i paguan Federata. Shumë shpejt ne do të ulemi me Kryetarin e Prishtinës, do ta definojmë punën e stadiumit. Ose do të ngelet i komunës, të menaxhoj komuna ose do ta merr Federata dhe do ta menaxhojë Federata. Po ashtu e kam projektin e gatshëm, e kam pasur edhe kur ka qenë kryetar Shpend Ahmeti, tani me me kryetarin Përparim Rama, mendoj që do ta përfundojmë këtë çështje të stadiumit dhe mund të them që unë jam i gatshëm për ta rritur për 8 mijë ulëse. Pra që të bëhet stadiumi me 22 mijë ulëse. Federata e Futbollit e ka dërguar këtë projekt në UEFA dhe UEFA e ka pranuar’ tha Ademi.

Po ashtu Agim Ademi ka folur edhe për investimet tjera që pritet t`i bëjë Federata e Futbollit të Kosovës në mandatin e tij 4 vjeçar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *