Eibar ka bërë befasinë e javës në kampionatin spanjoll, La Liga.
Skuadra nga pjesa e ulët e tabelës ka arritur të marrë fitore me rezultatin 2:0, kundër skuadrës së Atletico Madrid, e cila mban pozitën e tretë.
Esteban Burgos gjeti rrugën e golit i pari në këtë ndeshje, duke shfrytëzuar asistimin e Sergi Enrich, duke i dhënë epërsinë skuadrës së tij, e cila shkoi në pushim me epërsi.
Rezultatin final e vendosi Exposito, me një super goditje nga jashtë zonës, në minutën e 90′, për t’i dhënë fund dilemës për fituesin dhe për të siguruar tri pikët e Eibar.
Me këtë fitore, Eibar numëron 22 pikë në pozitën e 16-të në La Liga, kurse Atletico mbetet me 35 pikë në pozitën e 3-të.