Tabela e Superligës pas vendimit të KG për ndeshjen Gjilani-Ballkani, rritet diferenca në tetë pikë

Ballkani i Suharekës e ka rritur diferencën e pikëve ndaj vendit të dytë, Gjilanit, në renditjen tabelore.

Pasi Komisioni i Garave i Federatës së Futbollit të Kosovës vendosi për regjistrimin e ndeshjes Gjilani-Ballkani me rezultat zyrtar 0:3 në favor të mysafirëve, suharekasit tani janë tetë pikë larg pozitës së dytë, raporton Demokracia.com.

Gjilani tani bazuar në goldallim ka rënë në pozitën e tretë, por me pikë të njëjta me Dritën (49).

Prishtina dhe Drenica ndajnë pozitën e pestë me 35 pikë, kurse Dukagjini mbetet në vendin e tetë, pozitë kjo që e dërgon në barazh.

Tabela e Superligës:

Ballkani – 57 pikë

Drita – 49 pikë

Gjilani – 49 pikë

Llapi – 41 pikë

Prishtina – 35 pikë

Drenica – 35 pikë

Malisheva – 34 pikë

Dukagjini – 30 pikë

Ulpiana – 24 pikë

Feronikeli – 12 pikë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *