Agim Ademi është zyrtarizuar edhe për një mandat në krye të institucionit më të lartë të futbollit kosovar.
Ai mori 42 vota nga delegate në Kuvendin e ditës së sotme.
Agim Ademi ishte kandidati i vetëm në garë për kryetar të FFK-së, pasi Gramoz Vokrri u eliminua për shkak të disa nënshkrimeve të delegatëve të cilat ishin shpallur të pavlefshme nga FFK.
Delegat si Abedin Zeka i Trepçës 89, Feti Murseli i Dritës, Malazog Hoxha – i Lidhjes Rajonale Gjilani, Rrahman Haradini nga FC Prishtina, janë emrat të cilët nuk kanë pranuar të hyjnë në këtë Kuvend Zgjedhor pasiqë e konsiderojnë të paligjshëm.