Agim Ademi është rizgjedhur në krye të FFK-së edhe për një mandat tjetër katër vjeçar.
Kryetari i Federatës ka në menaxhim një buxhet të madh.
Gjatë vitit 2021, FFK ka pasur të hyra prej 13,916,472 euro derisa gjatë këtij viti ka shpenzuar 13,939,817 euro.
Të hyrat kryesore në buxhetin e FFK-së vijnë nga UEFA me 8 milionë euro, FIFA mbi 3 milionë euro derisa pjesa tjetër është nga sponsorët.