Saktësisht në ora 11:00 ka nisur Kuvendi Zgjedhor i Federatës së Futbollit të Kosovës.
Ashtu siç ishte paralajmëruar kryetari i ri i FFK-së (i vjetër) për një mandat 4-vje[ar është zgjedhur Agim Ademi. Ademi ishte kandidati i vetëm në këto zgjedhje.
Të kujtojmë se më herët kandidaturën e kishin shpallur edhe Remzi Ejupi, Arianit Ahemti e Gramoz Vokrrit. Dy të parët hoqën herët dorë derisa Vokrri nuk arriti t’i grumbullojë 15 nënshkrime valide aq sa duhen për të kandiduar.
Në Kuvend prezentë ishin 43 delegatë. 42 kanë votuar pro një ka abstenuar për Agim Ademin duke ia besuar kështu punën edhe për një mandat 4-vjeçar.