Kryetari aktual i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka folur rreth zhvillimeve të fundit dhe prioritetet që ka në katër vitet e ardhshme.
Ai në një intervistë për Klan Kosova, ka shpalosur planprogramin, duke thënë se do të kthejnë futbollin e rrugës dhe ndeshjet e Superligës të zhvillohen në mbrëmje.
Ademi specifikoi se prioritet ka klubet, ekonominë dhe infrastrukturën.
“Do të kthejmë futbollin e rrugës ose futbollin spontan që e kemi luajtur gjithmonë, nëpër lagje e qytet, pos asaj do të bëjmë futbollin nëpër shkolla, jemi në përfundim, do ta shtojmë një orë të edukatës fizike, në atë orë ku do të luhet vetëm futboll, ku do të zgjedhën djem e vajza që kanë afinitet për futboll nga një trajner i yni dhe një arsimtari”, është shprehur Ademi.
“Nuk ka kurrfarë bllokade, kështu është çështja e demokracisë dhe çështja e dëshirës së njerëzve me të përkrah, me vazhdu me ty në programin tënd, nëse ti i ke të gjitha votat, cila është logjika e bllokimit, kush mund t’i bllokojë delegatët e kuvendit, ata që dëshirojnë të japin nënshkrimin, kush mund t’i qet në lajthitje ose diçka tjetër, gjithë këta që jemi kanë gjithë këto vite bashkë, më pastaj janë njerëzit japin miliona, i falënderoj ata që më kanë përkrahur në projektin e ri”, shtoi ai.
“Prioritet i kemi klubet, normalisht që duhet t’i standardizojmë, dhe t’i bëjmë klubet me një ekonomi të qëndrueshme, thjesht infrastruktura është boshti kryesor prapë. Secili klub ta ketë infrastrukturën, bazën materiale, të mos vuajë për çështje të tilla”.
Tutje, Ademi specifikoi se ndeshjet e Superligës të jenë në kohën e mbrëmjes.
“Superliga me të cilën përfaqësohemi edhe në Evropë, ndeshjet të jenë në kohën e mbrëmjes nën dritat e reflektorëve, e kemi krijuar një platformë për klubet, për të gjitha klubet që do të shesin biletat online, në kohë reale do të dimë të hyrat në këtë pjesë”.
“Do të kthejmë futbollin e rrugës ose futbollin spontan që e kemi luajtur gjithmonë, nëpër lagje e qytet, pos asaj do të bëjmë futbollin nëpër shkolla, jemi në përfundim, do ta shtojmë një orë të edukatës fizike, në atë orë ku do të luhet vetëm futboll, ku do të zgjedhën djem e vajza që kanë afinitet për futboll nga një trajner i yni dhe një arsimtari”.
“Këto prurjet qe i kemi aq jemi në pozicion të mirë, me këtë formacion më këto prurje nuk besoj që mund të na shmangë kualifikimin në cilindo kompeticion”.