Përfaqësuesit e dy institucioneve më të mëdha në botën e futbollit, UEFA-s dhe FIFA-s arrijnë në Kosovë
Dy përfaqësues të UEFA-s dhe dy përfaqësues të FIFA-s kanë arritur në Kosovë, një ditë para Kuvendit zgjedhor në Federatën e Futbollit të Kosovës, njofton FFK-ja.
Ata do të marrin pjesë në punimet e Kuvendit të Rregullt Zgjedhor të FFK-së dhe do t’i drejtohen delegatëve të Kuvendit me nga një fjalë rasti.
Punimet e Kuvendit do të mbahen nesër në selinë e FFK-së në orën 11:00.
Kujtojmë se kandidat i vetëm në garë për një mandat katërvjeçar është Agim Ademi, njëherit kryetar aktual i institucionit më të lart të futbollit në vend.