Skuadra e Fiorentinës ka marrë lajme aspak të mira nga rezultatet e testimeve të lojtarëve.
Kur skuadrat e Serie A po bëhen gati të rikthehen në fushë, Fiorentina është goditur nga rezultatet e fundit, transmeton Gazeta OLLE.
Gjashtë futbollistë të kësaj skuadre kanë rezultatu pozitiv në testet e fundit për COVID19.
Tre nga rastet janë lojtarë të skuadrës, kurse tre anëtarë të tjerë i përkasin stafit.
Këta gjashtë anëtarë janë izoluar, kurse pjesa tjetër e skuadrës vazhdon me stërvitjet nesër.