Milan barazoi 0:0 mbrëmë ndaj Bolognas në praninë e 70 mijë tifozëve në “San Siro”
“Rossonerët” e dominuan ndeshjen, por që nuk e gjetën dot rrugën e golit.
Fakti që nuk po gjenin rrugën e rrjetës, tensionoi jo pak futbollistët e Milanit në fushë dhe kjo u reflektua te imazhi i Zlatan Ibrahimovic. Suedezi i aktivizuar vetëm në minutën e 70-të, ironizoi arbitrin Livio Marinelli, pasi sipas sulmuesit gjyqtari nuk po menaxhonte si duhej vonesën e lojës nga portieri i Bologna-s, Skorupski.
“Komplimente, vazhdo kështu. Me të vërtetë që të komplimentoj shumë”, ishin disa nga fjalët që kamerat arritën të fiksonin nga biseda ironike e 40-vjeçarit me arbitrin e sfidës.