Mesfushori i Kosovës U21 dhe skuadrës suedeze AFC Eskilstuna, Ismet Lushaku ka duket se ia ka pa sherrinë më së shumti pandemisë Covid-19.
Ai në një bisedë për mediet suedeze ka thënë se ishte ftuar në prova te skuadra e Arsenali para bllokimit të koronvirusit në Angli.
“Ata më kishin shikuar për një kohë dhe donin të më shihnin në mjedisin e tyre. Më pas mora një ftesë për të shkuar dhe stërvitur dhe për të luajtur me ekipin U23”, ka thënë fillimisht Lushaku për Fotbollskanalen.
“Tre ditë para se të shkoja, Mikel Arteta u infektua me koronavirus dhe pas kësaj më thanë që askush nuk mund të hynte më në ndeshje provuese dhe ata që ishin atje për prova duhet të shkonin në shtëpi, pasi ata nuk donin të rrezikonin që të infektohesha apo se mund të infektohesha dhe të infektoja njerëzit atje”, ka përfunduar Lushku.