Interi e ka fituar derbin e javës së 31-të në elitën e futbollit italian ndaj Juventusit, ndeshje kjo e cila njihet si “Derbi i Italisë”.
“Neurazzurët” triumfuan 0-1 ndaj “Zonjës së Vjetër” në stadiumin “Allianz Stadium”.
Heroi i “zikaltërve” ishte turku, Hakan Çalhanoglu i cili realizoi golin e vetëm të takimit në minutën e katërt shtesë të pjesës së parë.
Mesfushori turk realizoi nga pika e bardhë e penalltisë.
Gol Calhanoglu.pic.twitter.com/M5wvsNEiv3
— txtInternazionaleMilano (@NerazzurriFans) April 3, 2022
Kësisoj, Interi me këto tri pikë vazhdon të mbetet në pozitën e tretë me 63 pikë, tri më pak se Napoli e Milani.
Juventusi në anën tjetër renditet në vendin e katërt me 59 pikë.