Taulant Xhaka e “dridhi” portën sot në Zvicër, i realizoi super-gol skuadrës së madhe zvicerane

Në derbin e Zvicrës të zhvilluar mes Bazelit dhe Young Boys, ish-mesfushori i kombëtares shqiptare ishte protagonist me një nga golat e shënuar, me takimin që u mbyll në barazim 2-2.

Taulant Xhaka ka arritur të shënojë një supergol në minutën e 41-të të takimit, ku lojtarët e kundërshtarë tentojnë të largojnë rrezikun nga zona, por topi përfundon në këmbët e mesfushorit shqiptarë.

Xhaka provon menjëherë goditjen drejt portës, duke e dërguar topin pas shpinës së portierit kundërshtar duke i dhënë kështu edhe golin e avantazhit skuadrës së Bazelit, e cila më pas deri në fund nuk mundi të shkonte më shumë se barazimi 2-2.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *