Florian Marku do të ketë sfidën e tij të rradhës sot në Newcastle.Boksieri shqiptar, Marku do të ketë përballë britanikun Chris Jenkins ku do përpiqet të mbrojë titullin kampion bote në IBF International, pesha “welter”.
“The Albanian King” ashtu siç njihet Marku ka 10 fitore dhe një barazim dhe do të hyjë në këtë duel si favorit ndaj Jenkins.
Ndeshja do të zhvillohet sot në “Utitita Arena” me fillim nga ora 20:00.
Gjatë matjeve zyrtare dje Marku pati një episod shpërthimi ku pas provokimit të Jenkins i cili i dërgoi një puthje shqiptarit, ky i fundit e kapi për fyti dhe e shtyu kundërshtarin.