Dy ndeshje interesante në Superligë

Java e 27-të në Superligën e Kosovës në futboll do të vazhdojë me dy ndeshje interesante.

Patjetër që vëmendja do të jetë në derbin mes Prishtinës dhe Llapit.

Por, ende nuk dihet se ku do të luhet ky takim. Prishtina pretendon të luajë në “Fadil Vokrri”, por kjo nuk po i lejohet nga Federata e Futbollit e Kosovës.

Momentalist, Prishtina është e gjashta me 32 pië, kurse Llapi i katërti me 41.

Në anën tjetër, në Lipjan do të përballen Ulpiana me Dritën, dy ekipet që kanë synime diametralisht të kundërta.

Ulpiana gjendet e parafundit me 24 pikë, kurse Drita e treta me 46 gjithssej.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *