Mediat serbe provokojnë pas shortit Zvicër – Serbi

Përfaqësuesja e Zvicrës do të përballet sërish me Serbinë, kësaj radhe në Kampionatin botëror të vitit 2022, që do të mbahet në Katar.

Mediat serbe kanë reaguar menjëherë me shortin, përveç shkrimit lidhur me atë se “Serbia a ka fituar grupin” në Katar, shkrimi i radhës nga B92 lidhet me kthimin e borxhit të vitit 2018.

“Një përplasje me Zvicrën kontroverse për ne. Katër vite më parë, humbëm nga zviceranët pas një përmbysje të dhimbshme, koha për rikthimin e borxheve”, shkruan B92.

Ndryshe, më 22 qershor 2018, në Kaliningrad të Rusisë, Zvicra kishte fituar 2:1 ndaj Serbisë. Granit Xhaka kishte shënuar për 1:1 në minutën e 52-të, ndërsa Xherdan Shaqiri kishte shënuar supergol në minutën e 90-të për fitoren prej 2:1.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *