Merr fund ëndrra e Maqedonisë së Veriut, Portugalia e eliminon dhe siguron kalimin në Botëror

Portugalia e ka siguruar pjesëmarrjen në Kupën e Botës që mbahet në Katar në fund të këtij vitit.

Kombëtarja portugeze triumfoi 2-0 kundër Maqedonisë së Veriut në finalen e “Play-Off”-it, duke i dhënë fund ëndrrës së maqedonasve për ta shkruar historinë e tyre.

Heroi i portugezëve ishte mesfushori i Manchester United, Bruno Fernandes që ishte autor i dy golave.

Fernandes realizoi në minutat 32-të dhe 65-të për ta vulosur triumfin e madh. 27-vjeçari u ndihmua edhe nga Ronaldo e Jota që asistuan te golat e tij.

Vlen të përmendet se për Maqedoninë e Veriut u aktivizuan nga fillimi katër futbollistë shqiptarë. Bëhet fjalë për Alioskin, Musliun, Bardhin e Ademin.

Megjithatë, Maqedonia e Veriut do të mbahet men, për faktin se në gjysmëfinale e eliminoi kampionin e Evropës Italinë (0-1), në mes të Palermos.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *