Mori karton të kuq, Fenerbahce poston këtë foto dhe shkruan diçka të çuditshme për Muriqin

Vedat Muriqi po vazhdon të “shp֝ërthejë” në Turqi me Fenerbahçen.

Së fundmi, ai realizoi gol dhe asistoi në fitoren 0:2 ndaj Gazientepit, por në minutat shtesë edhe u përjashtua nga loja me karton të kuq.

Gjiganti turk, Fenerbahçe po e çon në qiell me lavdata “luanin” e Kosovës, ndërsa postimi i fundit i tyre për të është “diss” ndaj klubeve.

“Ju nuk e keni Muriqin” – thuhej në postimin e Fenerbahçes në profilin e tyre zyrtar në Twitter.

Prizrenasi kishte një karton të verdhë nga minuta e 80 dhe ishte shumë i pakujdesshëm në minutën e 95, kur e mori edhe të dytin, për t’u përjashtuar më pas me të kuq, përcjellë Gazeta Olle.

Pas një faulli për vendësit në fushën e tyre, kur po luheshin sekondat e fundit, Muriqi ia largon topin si pa e vrarë mendjen shumë lojtarit kundërshtar, kur ky i fundit po e priste atë për t’a ekzekutuar goditjen e dënimit.

Gjyqtari nuk e fali dhe ia dha kartonin e dytë të verdhë e më pas edhe të kuqin, derisa Muriqi e la fushën tejmase i zhgënjyer.

Ndryshe, përgjithësisht Muriqi bëri një ndeshje shumë të mirë.

Ai fillimisht asistoi te goli i shënuar nga Kruse, duke e gjetur për mrekulli me një krosim me të djathtën.

Golin e dyfishimit të epërsisë, kosovari e gjeti në minutën e 92.

Më poshtë asistimi dhe goli i Muriqit në fitoren e Fenerit 2:0.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *