Zyrtare: Skuadra e Superligës ndan rrugët me trajnerin

Klubi i Ulpianës edhe zyrtarisht i ka ndarë rrugët me trajnerin Edlir Tetova.

Si pasojë e rezultateve të dobëta, Tetova i ka ndarë rrugët me klubin lipjanas.

Lajmi është konfirmuar edhe zyrtarisht nga Ulpiana në faqen zyrtare të klubit.

Njoftimi i plotë i Ulpianës:

“KF ULPIANA – INFORMIM

Të priftë e mbara, Edlir TETOVA.
Shefi i shtabit teknik Tetova dhe KF ULPIANA, ndajn rrugët me bashkpunim të dy anshëm.

Edlir Tetova filloi karrieren e Kryetrenerit tek ne në fillim të Korrikut 2021, i cili erdhi nga
KF. TIRANA, i cili shpalosi njohuri të reja në klubin tonë ULPIANA.
KF ULPIANA falenderon trenerin Tetova për punë e tij të palodhshme, i cili së bashku me Trenerin Fadil ADEMI, Visar Bardhin, Apollon Ajeti kanë ndërtuar një ekipë të shkelqyeshem, por në SuperLigen e Kosovës nuk patem fat ne si klub Ulpiana, edhe pse kemi fituar disa përballje nga ekipet superiore te SupërLigës.

Betejën në SuperLigen e Kosovës, do ta zhvilloj Treneri Fadil ADEMI me ndihmësat e tij Visar BARDHI dhe Apollon AJETI.

Suksese Edlir TETOVA, respekte ?.

Na priftë e mbara neve KF ULPIANA

Me respekt
#KFULPIANA
Lipjan“.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *