Xherdan Shaqiri në një konferencë për shtyp ka folur para ndeshjes me Kosovën, duke thënë se 95 përqind e tifozëve do të jenë të lumtur ta shohin duke luajtur.
Shaqiri theksoi se do të jetë një ndeshje e shkëlqyer, shkruan Blick.
“Është krejt normale që jo të gjithë fansat të pëlqejnë gjatë gjithë kohës. Mendoj se 95 përqind e tifozëve do të jenë të lumtur të më shohin duke luajtur. Sigurisht që do të jetë një lojë e shkëlqyer”, ka thënë Shaqiri.
Ndryshe, kjo do të jetë miqësorja e parë në mes Kosovës dhe Zvicrës.