Real Madridi ka vendosur çmimin për anësorin e tyre, 30 milionë duhet të paguajë ekipi që e do Marco Asensio në radhët e tyre.
Asensio ka kontratë me Real Madridin deri në vitin 2023, por pritet të largohet në fund të sezonit.
Sipas gazetës spanjolle ‘El Nacional’, presidenti, Florentino Perez, ka vendosur çmimin 30 milionë euro, për Marco Asensio.
Anësori nuk po e gjen vetën në formacionin startues nën drejtimin e Carlo Ancelotti. Gjithashtu mund të largohet pasi Real Madridi, pritet të transferojë Mbappen gjatë verës.
E transferimi i francezit, do zvogëlonte edhe më shumë shanset që lojtari të ketë minuta në Madrid.
Liverpool, Arsenal dhe Manchester United do duhet të paguajnë 30 milionë euro nëse e duan në ekip lojtarin.