Zbulohet arsyeja pse Ilir Latifi u tërhoq nga meçi ndaj kundërshtarit rus

Ishte paraparë që Ilir Latifi të rikthehej mbrëmë në tetëkëndësh, ku përballë do ta kishte rusin, Aleksei Oleinik, por ky meç nuk do të zhvillohet.

Kjo u konfirmua nga UFC Europe përmes një postimi në “TWitter”.

“Për shkak se Latifi nuk ndihet mirë, ai ka hequr dorë nga përballja e tij me Aleksei Oleinik në #UFCColumbus”, thuhet në njoftimin e UFC.

Arsyeja për këtë largim është se Latifi është me grip dhe nuk është në gjendje të ndeshet.

Sipas asaj që po raportohet, nuk lidhet me koronavirus.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *