Marsejë do të dërgojë skautë për një lojtar të Shqipërisë.
Ky është raportimi i Supersport dhe flitet për Elhan Kastratin. Portieri po bën mirë me Citadelën në Serinë B, skuadër që kërkon ngjitjen në elitën e futbollit italian nëpërmjet biletës në Play-Off.
Ndërkohë një skautë i Marsejës ka zbritur në terren për të parë më nga afër Kastratin në stërvitje me Kombëtaren. Ai do të jetë prezent gjithashtu në stadium për të parë ndeshjen mes Spanjës dhe Shqipërisë, por me shumë gjasa Kastrati nuk pritet të jetë në fushë.