Barcelona raportohet se është duke shqyrtuar mundësinë e transferimit të Robert Lewandowskit.
Reprezentuesi polak është i lidhur me një largim nga Bayern Munichi, teksa kontrata e tij skadon më 30 qershor të vitit të ardhshëm.
Derisa ende nuk ka bisedime për rinovim të kontratës, Barça po mendon ta shfrytëzojë situatën.
Sipas “Sport”, katalunasit janë të gatshëm të paguajnë 60 milionë euro për shërbimet e Lewandowskit.
“Bavarezët” mund ta lejojnë largimin e 33-vjeçarit këtë verë, në mënyrë që të shmangin largimin e tij si lojtar të lirë në vitin e ardhshëm.