Zvicër – Kosovë/ Vlera e skuadrave, mosha mesatare, pozitat në ranglistën e FIFA-s dhe forma nga 5 ndeshjet e fundit

Pas fitores 5:0 ndaj Burkina Fasos në stadiumin “Fadil Vokrri”, Kosova do të zhvillojë edhe një tjetër ndeshje miqësore.

Kosova do të përballet me Zvicrën më 29 mars, në stadiumin “Letzigrund” në Cyrih.

Kjo do të jetë hera e parë që ekipet e këtyre dy shteteve do të luajnë mes vete.

Më poshtë ne ua sjellim moshën mesatare, vlerën në treg të të dyja ekipeve bazuar në vlerën e futbollistëve të ftuar, pozicionimin në ranglistën e FIFA-s dhe formën nga ndeshjet e fundit.

Mosha mestare: 25.2 është mosha mestare e futbollistëve të Kosovës – 27.0 është mosha mestare e Zvicrës.

Vlera: 66.65 milionë euro vlera e Kosovës – 235.20 milionë euro vlera e Zvicrës.

Pozitat në ranglistën e FIFA-s: Kosova ndodhet në pozitën e 109-të – Zvicra në pozitën e 14-të.

Forma nga 5 ndeshjet e fundit: Kosova ka një fitore, një barazim dhe tri humbje – Zvicra ka tri fitore dhe dy barazime.

Vlen të theksohet se Kosova ka zhvilluar vetëm një ndeshje me selektorin e ri, Alain Giresse, të cilën e fitoi të enjten mbrëma ndaj Burkina Fasos.

Për Kosovën kjo do të jetë miqësorja e dytë dhe fundit për këtë muaj, teksa Zvicra të parën do e luaj nesër me Anglinë në “Wembley”. /Gazeta Express/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *