Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut ka shkaktuar befasi të madhe duke kaluar në finale të “Play-Off”-it për Kupën e Botës, duke e lënë në “shtëpi” kampionët e Evropës, Italinë të cilët i mposhtën 0-1 në Palermo.
Maqedonia e Veriut golin vendimtar e gjeti tek në minutën e 93-të të përballjes.
Aleksandar Trajkovci në minutën e tretë shtesë të takimit lëshoi një “predhë” nga jashtë zonës e cila u ndal vetëm në rrjetën e italianëve.
Festa në taborin e maqedonasve dhe tifozëve të tyre në tribuna ishte e madhe, për faktin se ky gol i lë 90 minuta larg Kampionatit Botëror që mbahet në Katar në muajin nëntor të këtij viti.
Maqedonia e Veriut në finale të “Play-Off”-it luan me Portugalinë, e cila sonte e eliminoi Turqinë (2:1).
WHAT A GOAL NORTH MACEDONIA! ??
The European Champions aren’t going to the World Cup again ??? pic.twitter.com/1Uuccecuxv
— FIFA 22 News (@FUT22News) March 24, 2022