Giresse: Shumë me rëndësi ta fillojë karrierën tek Kosova me fitore, dua t’i njoh të gjithë futbollistët

Kombëtarja e Kosovës ka arritur një fitore me rezultat të thellë ndaj Burkina Fasos në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Kosova ka fituar me rezultatin 5-0 ndaj Burkina Fasos në ndeshjen e sotme miqësore.

Fidan Aliti, Astrit Selmani, Mërgim Vojvoda, Milot Rashica dhe Toni Domgjoni realizuan për fitoren e Kosovës në këtë sfidë.

Pas ndeshjes, trajneri Alain Giresse u shpreh tejet i lumtur me fitoren e sotme në debutimin e tij tek stoli i “Dardanëve”.

“Padyshim shumë me rendësi që ta fillojë karrierën tek Kosova me një fitore. Kjo do të na jep motiv për ndeshjet e ardhshme. Jemi paraqitur me një ekip ndryshe në këtë takim, në ndeshjen ndaj Zvicrës do të kemi një tjetër skuadër. Kjo është ajo që dua, t’i njoh të gjithë futbollistët”, tha Giresse për RTK.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *