Kombëtarja e Kosovës e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme vitin 2022 dhe njëherit epokën me trajnerin e ri, Alain Giresse.
“Dardanët” triumfuan thellë 5:0 kundër Kombëtares së Burkina Fasos në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Futbollisti Toni Domgjoni është shprehur i lumtur për debutimin dhe golin e shënuar sonte.
“Jam shumë i lumtur për debutimin dhe golin. Më shumë jam për fitoren që e kemi arritur si skuadër. Shpresoj të luaj më shumë, por kurdo që do ta kem mundësinë do ta jap maksimumin. Në mendje kisha harkimin, por e pash topin në gol”, tha Domgjoni pas ndeshjes.
Kujtojmë se reprezentacioni i Kosovës pesë ditë më vonë do të vizitojë Zurichut për t’u ndeshur me Zvicrën në një tjetër takim kontrollues.