Sonte zhvillohen ndeshjet gjysmëfinale për kualifikim në Botëror

Evropa sot do të jetë nën ethet e ndeshjeve shumë të rëndësishme gjysmëfinale për kualifikim në Kampionatin Botëror 2022, shkruan Demokracia.com.

E gjithë vëmendja do të jetë në Itali dhe Portugali, derisa dy ndeshje tjera Rusia – Polonia dhe Skocia – Ukraina nuk luhen. Polonia është kualifikuar në finale pasi Rusia është përjashtuar, ndërsa ndeshja Skocia – Ukraina është shtyrë për shkak të luftës në Ukrainë.

Italia në shtëpi e pret Maqedoninë e Veriut ndërsa Portugalia ndeshet me Turqinë, fituesit do të përballën ndërmjet vetë në finale për të siguruar një biletë për në Botëror.

Takimet tjera janë më pak të rëndësishme për opinionin tonë. Suedia ndeshet me Çekinë ndërsa Uellsi me Austrinë,. Të kujtojmë në këtë fazë zhvillohet vetëm një ndeshje dhe skuadrat kualifikohen në finale.

Orari i plotë i ndeshjeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *