Në fund të kontratës së tij, Adnan Januzaj mund të transferohet tek skuadra që po e kërkon titullin në Itali

Adnan Januzajt mund të jetë në vitin e fundit me skuadrën e Real Sociedad, sepse ajo skadon me 30 qershor.

Sulmuesi me origjinë shqiptare ka treguar paraqitje të mira, atje ku ka siguruar ftesën e Belgjikës për ndeshjet e marsit, përcjell GazetaBlic Sport.

Duke folur në konferencën për mediet nga grumbullimi, Januzaj theksoi se për të ardhmen duhet të flasë njëherë me agjentin e tij Mino Raiolën dhe nuk do dëshironte të deklaronte asgjë pa e diskutuar me të.

Ai ka qenë nën monitorimin e Napolit dhe mund të jetë futbollist i ri i kësaj skuadre.

“Nuk kam folur me Mertens, jam i fokusuar te Real Sociedad. Njerëzit flasin. Unë e di mirë situatën time, vendimet që do të marr më shqetësojnë mua, familjen time dhe Mino Raiolën. Mino është shumë kërkues, kam disa vite që punoj me të dhe flasim shumë.”-tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *