Zbulohet oferta e majme që Juventusi po e përgatit për Salahun

Juventusi raportohet se është duke menduar rreth transferimit të Mohamed Salahut gjatë afatit kalimtar të verës.

E ardhmja e sulmuesit egjiptian ende është e paqartë, pasi ai së fundmi ka refuzuar të rinovojë kontratën me Liverpoolin.

Dhe, sipas “La Gazzetta dello Sport”, klubi italian është i gatshëm të përfitojë nga kjo situatë, duke i ofruar Salahut kontratë katërvjeçare.

Gjithashtu, Juventusi thuhet se është i gatshëm t’i ofrojë 29-vjeçarit pagë vjetore deri në 10 milionë funte.

Në anën tjetër, Liverpooli mendohet se do lejonte largimin e njërit prej lojtarëve kryesor gjatë afatit kalimtar të verës, për të mos e humbur atë me parametra zero në vitin e ardhshëm.

Mohamed Salah ka kontratë të vlefshme me “Të Kuqtë” deri më 30 qershor 2023.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *