Man United merr vendim për të ardhmen e shumë të kritikuarit, Harry Maguire

Manchester United është duke u përgatitur për ta shitur Harry Maguiren në afatin kalimtar të verës.

Qendërmbrojtësi është duke kaluar nëpër një sezon të vështirë, derisa po përballet edhe me kritika të shumta.

Sipas “Fichajes”, Maguire është një nga pesë futbollistët që “Djajtë e Kuq” do ta shesin gjatë verës.

Kapiteni i Man United ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2025, teksa në tregun e transferimeve vlerësohet me 48 milionë euro, sipas “Transfermarkt”.

29-vjeçari u transferua para tri viteve në “Old Trafford” nga Leicester City për 87 milionë euro, por tani shihet si problem për ta shitur për një çmim të përafërt.

Ndryshe, Harry Maguire ka shënuar shtatë gola në 138 paraqitje për Manchester Unitedin, teksa ende nuk ka fituar ndonjë trofe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *