Këta janë gjyqtarët e ndeshjes Kosova – Burkina Faso, tre nga Shqipëria, një nga Superliga

Kombëtarja e Kosovës në futboll do t’i zhvillojë dy ndeshje miqësore në muajin mars, gjegjësisht pas disa ditësh.

“Dardanët” më 24 mars me fillim nga ora 18:00 sfidohen në “Fadil Vokrri” nga kombëtarja e Burkina Fasos.

Tashmë dhe janë përcaktuar gjyqtarët se kush do të ndaj drejtësinë në këtë duel, tre janë nga Shqipëria, ndërsa njëri nga ta do të jetë nga Kosova.

Gjyqtar kryesor në këtë sfidë kontrolluese është Eldorian Hamiti, ndërsa asistent të tij janë Rejdi Avdo dhe Nertil Bergasi.

Ndërkohë që gjyqtar i katërt është Mentor Ajeti që gjykon ndeshjet e Superligës së Kosovës.

Kujtojmë se me 29 mars Kosova udhëton në Zvicër për t’u ndeshur në një tjetër ndeshje miqësore me “helvetikët”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *