Selektori i ri i Kosovës, Alain Giresse, ka mbajtur sot konferencë për media para ndeshjeve miqësore të marsit.
Francezi ka folur në konferencën për media për dy ndeshjet miqësore dhe për objektivat e tij si trajner i Kosovës.
“Jam i informuar me problemin që ka pasur Paqarada me kombëtaren, sapo kam marrë drejtimin shohim në të ardhmen ndoshta situata do ftohet”, deklaroi francezi.
Kosova fillimisht luan me Burkina Fason me 24 mars kurse me 29 mars do të udhëtojë për ndeshjen ndaj Zvicrës.