Përfaqësuesja e Kosovës në futboll do t’i zhvillojë dy ndeshje miqësore ku do të debutojë edhe trajneri i ri Alain Giresse.
Më 24 mars “Dardanët” do të ballafaqohen me Burkina Fason në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë duke filluar nga ora 18:00, kurse pesë ditë më vonë ndeshen me Zvicrën në udhëtim.
Në prag të këtyre dy sfidave, Federata e Futbollit të Kosovës ka bërë të ditur se Giresse të hënën duke filluar nga ora 11:00 do të dal në një konferencë për media për të shpalosur të gjitha detajet dhe planet e tij për këto dy miqësore.