Ky kanal televiziv shqiptar nga Kosova e transmeton LIVE derbin e madh spanjoll: Real Madrid-Barcelona

Sot luhet një nga derbit më të mëdhenj të botës së futbollit – ‘El Clasico’.

Në mungesë të Karim Benzemas, i cili është i lënduar, Real Madridi i Carlo Ancelottit do të kërkojë tri pikë të reja ndaj Barcelonës, skuadër kjo e cila nën drejtimin e trajnerit Xavi Hernandez ka rigjetur formën dhe stilin e lojës tiki-taka dhe është bërë rival i papërshtatshëm për secilin kundërshtarë.

Kjo ndeshje e cila është e vlefshme për xhiron e 29′ të kampionatit spanjoll, do të zhvillohet me fillom nga ora 21:00 në stadiumin “Santiago Bermabeu”.

Ky takim transmetohet LIVE në platformën ArtMotion, më saktë në ArtSport1.

“Los Blancos” kryesojnë tabelën me 66 pikë, kurse Barça është në vendin e katërt me 51 pikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *