Drita fiton klasiken kosovare, mund pastër Prishtinën

Kryendeshja e sotme në Superligën e Kosovës i ka takuar Dritës së Gjilanit.

Në stadiumin e qytetit në Gjilan, në mesditën e sotme u zhvillua derbi Drita – Prishtina.

Ndeshja e sotme i takoi Dritës me rezultat të pastër 2:0.

Marko Simonovski (’48) dhe Balde (’80) i shënuan golat e fitores për skuadrën e Ardian Nuhiut.

Ndryshe, kjo ndeshje ishte e vlefshme për javën e 26-të në Superligën e Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *