Analisti sportiv, Alban Lumi nëpërmjet një postimi në Facebook, ka thënë se tashmë ka kaluar koha kur një kryetar i federatës është shkarkuar nga një ministër, duke reaguar ndaj zërave që po synojnë ndërhyrjen e ministrisë së sportit në procesin zgjedhor në FFK.
Postimi i plotë i Lumit:
Ka kaluar koha kur një kryetar i Federatës është shkarkuar nga një ministër.
Tani jemi në UEFA e FIFA, nuk i kemi as një dekadë të pranimit në këto institucione.
Nuk guxojmë as mendja të na shkoi në përzierien e politikës në institucionin e pavarur të futbollit, për ndryshe na pret suspendimi e garat evropiane do t’i shohim vetëm në TV.
Fqinjët tanë veriorë me një këmbë e presin gabimin më të vogël nga institucionet tona për ta shfrytëzuar për egot e tyre shekullore, izolimin e Kosovës.
E gjithë kjo zhurmë po bëhet rreth zgjedhjeve të Federatës së Futbollit, ku persona të përjashtuar më parë, nuk po zgjedhin mjete për t’u kthyer në kultukun aq të dëshiruar.
Jemi në vitin 2022, të pakënaqurit mund t’i drejtohen organeve kompetente, që i njeh edhe statuti i UEFA-s, të cilëve nuk iu shpëton asgjë.
Për kundër spekulimeve e dëshirave të atyre, që mëtojnë trazira e paguhen nga taksat tona, jam thellë i bindur që ministri aktual, e respekton deri në fund pavarësimin e asociacioneve të pavarura.
Në fund, merret vesh se këto ditë vendin tonë do ta vizitoi i pari i UEFA-s, Ceferin.