RTSH mbron Dukën nga Gjykatat: Do të na dënoj UEFA

Një dënim shumë i madh mund të vijë nga UEFA për Shqipërinë, sipas mediave atje. Sipas asaj që raporton “RTSH Sport”, UEFA ka bërë gati dënimin e madh për Shqipërinë

Zgjedhjet e fundit të FSHF me Asamblenë Zgjedhore që u mbajtën në dy ditë nuk janë regjistruar ende, megjithëse Duka arriti të fitonte pastër dhe si kurrë më parë me 100% të mbështetjes nga Superiorja.

Nga ana tjetër kreu i FSHF, Armand Duka, vazhdon të jetë i pezulluar së bashku me Ilir Shulkun edhe me vendimin e Gjykatës së Apelit që u dha vetëm një ditë më parë.

Ndërkohë, dënime të rënda po priten nga UEFA për Shqipërinë. Finalja e Conference League do të kalojë nga Tirana në Athinë, por kjo është kaq e parëndësishme në lidhje me goditjen e fuqishme që po vjen. Së bashku me humbjen e finales, Kombëtarja Shqiptare do të humbasë të drejtën për 10 vite që të luajë një ndeshje zyrtare.

Pra nuk do të ketë asnjë përballje për kualifikuese Europiani dhe Botërori. Gjithashtu, edhe ekipet shqiptare nuk do të kenë më mundësinë për të konkurruar në Europë për 10 vitet e ardhshme.

Ndërkohë, RTSH ka përgatitur një material ku merr në mbrojtje Armand Dukën dhe sulmon gjykatat shqiptare, të cilat i cilëson si kukulla që i përdor shteti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *