Neuer kalon Kahnin, vendos rekord të jashtëzakonshëm në Bundesligë

Portieri i Bayern Munichit, Manuel Neuer, është pronari i ri i rekordit për më së shumti fitore në histori të Bundesligës, duke thyer kështu rekordin e ish-portierit të kësaj skuadre dhe legjendës, Olivier Kahn.

Neuer ishte pjesë e skuadrës sonte në fitoren e tij të 311 në elitën e futbollit gjerman, teksa Bayerni fitoi 4:0 ndaj Union Berlinit.

35-vjeçari tani numëron 460 paraqitje në kategorinë më të lartë të futbollit në Gjermani, duke përfshirë 156 paraqitje edhe për Schalken.

Oliver Kahn kishte vendosur rekord me 310 fitore në vitin 2008, kur edhe vendosi të pensionohej nga futbolli aktiv.

Ndryshe, përveç rekordit të vendosur, Manuel Neuer është rrugës së mirë për t’u shpallur kampion për herë të dhjetë në Bundesligë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *