Osimhen heroi i Napolit, shënon dy gola ndaj Udinese

Sulmuesi i Napolit, Victor Osimhen me dy gola ia dhuroi pikët e plota ekipit të tij.

Napoli ka arritur një fitore mjaft të rëndësishme ndaj Udinese 2:1.

Napolitanët ishin fillimisht në disavantazh, pas golit të Deulofeu në minutën e 22` të ndeshjes.

Pjesa e parë u mbyll me fitore minimale të Udineses 0:1.

Pjesa e dytë startoi më mirë për ekipin e Napolit. Ishte minuta e 52` kur sulmuesi Osimhen shënoi për të barazuar lojën në 1:1.

Minuta e 63` e ndeshjes kur në fushë përsëri u shfaq nigeriani, i cili dyfishoi epërsinë për Napolin.

Pas kësaj fitore Napoli arrin kuotën e 63 pikëve, në vendin e dytë, ndërsa Udinese në vendin e 14 me 30 pikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *