Është mbyllur afati për të bërë oferta për të blerë klubin e Chelseas. Afati është mbyllur sonte në ora 21:00.
Banka tregtare “Raine Group”, e cila po këshillon Chelsean në procesin e shitjes, i ka dhënë fund afatit të ofertave dhe tani do të fillojë shqyrtimi i tyre gjatë javës së ardhshme.
Për blerjen e Chelseas nuk ka munguar interesimi nga konsorciume të udhëhequra nga Todd Boehly, Woody Johnson, Nick Candy dhe Saudi Media Group, sipas “Daily Mail”.
Sipas mediumit britanik, konsorciumi Wyss-Boehly-Goldstein po shihet si favoriti kryesor për blerjen e klubit në fjalë.
Klubi nga Londra shpreson për një shitje të shpejtë, pas sanksionimit të Roman Abramovichit nga Qeveria e Britanisë së Madhe dhe Bashkimi Evropian.
Java e ardhshme pritet të jetë e rëndësishme në procesin e shitjes së klubit të Chelseas, pasi pritet që një marrëveshje të shkojë drejt finalizimit.