Newcastle United raportohet se po planifikon një lëvizje për yllin brazilian, Neymarin.
Vërshëllimet dhe fyerjet që ai mori nga tifozët të dielën e kaluar, kanë bërë që braziliani të mendojë largimin nga “Parc des Princes”.
Që atëherë është raportuar se braziliani mund të largohet nga kryeqyteti francez, teksa tani po lidhet me një transferim në Newcastle United.
Dhe, sipas “The Sun”, klubi anglez është duke synuar të përfitojë nga kjo situatë që Neymari po kalon te Paris Saint-Germaini dhe ta tundojë atë me një lëvizje drejt Anglisë.
Newcastle United thuhet se mund t’i ofrojë 500 mijë euro në javë 30-vjeçarit dhe gjithashtu ta paguajë çmimin prej 200 milionë eurove, që besohet se PSG e kërkon për shitjen e tij.
Ndryshe, Neymar ka kontratë të vlefshme me PSG-në deri më 30 qershor 2025.