Sergino Dest mund të mungojë në ‘El Clasico’

Mbrojtësi i Barcelonës, Sergino Dest mund të mungojë në ndeshjen ndaj Real Madridit.

Dest mund të mungojë në ndeshjen ndërmjet Real Madrid dhe Barcelona.

Mbrojtësi u desh të largohet nga loja në minutën e 56` të ndeshjes ndaj Galatasaray në raundin e 1/16 në Europa Ligë, pas një lëndimi që pësoi. Ai është në dyshim për ‘El Clasico’.

Kjo pritet të jetë një humbje e madhe për Barcelonën, pasi Dest po kalonte në një formë mjaft të mirë në ndeshjet e tij të fundit.

‘El Clasico’ zhvillohet me 20 mars (e diel) me fillim nga ora 21:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *