West Ham United me meritë mposhtin Sevillan, Frankfurti mposht Betisin

West Ham United dhe Eintracht Frankfurt kalojnë në çerekfinale të Europa Ligës.

West Ham United kaloi në çerekfinale të Europa League pasi mposhti 2-1 Sevillan.

Ndeshja duhej të vazhdonte për të parë se cila skuadër kaloi në çerekfinale.

Ndeshja e parë u mbyll me një fitore minimale të Sevillas. Ndeshja e dytë ishte më e mira për West Ham United në çdo aspekt të lojës.

Ata kishin kontrollin e ndeshjes, rastet dhe arritën të vazhdonin.

Soucek shënoi fillimisht në minutën e 39-të të takimit për të kaluar në epërsi skuadrën angleze.

Pjesa e dytë u mbyll me fitoren minimale 1-0 të West Hamit. Pjesa e dytë ishte shumë më e mirë për skuadrën nga Premier League por nuk arriti të realizohej.

Ndeshja shkoi në kohë shtesë pasi u mbyll 1:1 pas dy ndeshjeve.

Ishte minuta e 112-të e ndeshjes kur West Ham United kaloi në avantazh me anë të Yarmlonenko.

Kështu skuadra nga Anglia kalon në çerekfinale të Europa League.

Frankfurt gjithashtu kalojnë në çerekfinale pasi mposhtën Real Betisin 3:2 rezultati i dy ndeshjeve.

Ndeshja e parë përfundoi me rezultat 2:1 në favor të skuadrës gjermane.

Kur Frankfurt po shkonte drejt çerekfinaleve, Real Betisi arriti të shënonte për 1:0 në minutat shtesë për ta çuar ndeshjen në kohë shtesë.

Ndeshjen më të mirë e luajti skuadra spanjolle, por nuk arriti të konkretizonte rastet e tyre. Ishte minuta e 120-të e ndeshjes kur Hinteregger shënoi për kualifikimin e mëtejshëm të Frankfurtit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *